MENU
klinika

Nga The Guardian

Kjo ishte dekada e Kinës!

01.01.2020 - 11:54

Në 2010, Kina sapo kishte filluar të kishte ndikim kudo nëpër botë. Para krizës financiare perëndimore, ajo ishte parë si një fëmijë. Kriza financiare ndryshoi gjithçka.  

Kriza ndodhi në perëndim, me pasoja të mëdha për stabilitetin dhe vetëbesimin e këtij të fundit.

Çdo vit të kësaj dekade, Kina, jo SHBA, ka qenë burimi kryesor i rritjes ekonomike globale. Në vitin 2014, sipas programit të krahasimit ndërkombëtar të Bankës Botërore, ekonomia kineze kapërceu atë të SHBA-së për t’u bërë më e madhja në botë, e matur me barazinë e fuqisë blerëse.

Sot ekonomia e saj është më shumë se dy herë më e madhe sesa në 2010.

Perëndimi po përballet me vështirësi me këtë fenomen, duke shfaqur një kaleidoskop emocionesh nga mohimi, dhe mungesa e respektit, vlerësimit dhe admirimit.

Rritja e Kinës ka shkaktuar një krizë ekzistenciale në SHBA dhe Evropë që do të zgjasë për pjesën tjetër të këtij shekulli. Dhe Perëndimi nuk mund të bëjë asgjë në lidhje me të. Rritja e Kinës është një nga ato ndryshime që transformojnë botën, dhe që ndodhin shumë rrallë në histori.

Dhe vetëm gjatë kësaj dekade Perëndimi ka filluar të kuptojë se ngritja e Kinës do të ndryshojë vërtet botën.

Ndoshta demonstrimi më i mirë i ndikimit në rritje të Kinës ka qenë projekti ‘’Rruga e Re e Mëndafshtë’’, një rrjet global i autostradave, hekurudhave, porteve dhe infrastrukturës energjetike të financuara nga Kina, i nisur në vitin 2013. Më shumë se 140 vende, janë pjesë e tij tani.

Kjo nismë mund të shihet si embrioni i një rendi të ri, jo në kuptimin e mirëfilltë, por në mënyrë simbolike. Së pari, me mbizotërimin e botës në zhvillim, që përfaqëson 85% të popullsisë së botës; dhe së dyti, në përparësinë kryesore që i jepet zhvillimit, jashtëzakonisht i rëndësishëm për botën.

Për më shumë se katër dekada marrëdhëniet midis Kinës dhe SHBA kanë qenë relativisht të mira. Zgjedhja e Donald Trump në vitin 2016 shënoi një pikë kthese. Në thelb, qëndrimi i ri amerikan shkaktohet nga frika se Kina përfaqëson një kërcënim për hegjemoninë e saj globale, diçka që shumë amerikanë e konsiderojnë si pjesë të ADN-së së vendit.

Tashmë është e qartë se lufta tregtare e Trump kundër Kinës nuk i ka arritur objektivat e saj.

Një karakteristikë e veçantë e luftës së fundit të ftohtë ishte konkurrenca ushtarake, Kina historikisht nuk ka konkurruar kurrë si fuqi ushtarake dhe ngritja e saj ka qenë e jashtëzakonshme përmbajtur.

Dekada e ardhshme do të shohë një copëzim të vazhdueshëm të sistemit ndërkombëtar perëndimor-qendror, së bashku me ndikimin në rritje të institucioneve me orientim kinez.

Procesi do të jetë i pabarabartë, i paparashikueshëm dhe, i parezistueshëm.

Martin Jacques është autori i librit ‘’Kur Kina të sundojë botën’’.

2 liderë të fuqishëm janë gati për negociata me rusët

Zelensky shpalos “Planin e Fitores”, një “shuplakë” erdhi nga BE

Ministri Katz: Arritje e rëndësishme për ne!

Izraeli konfirmon vrasjen e liderit të Hamasit, Yahya Sinwar!

"Parashikohen ndryshime radikale"

Le Pen dhe e ardhmja e BE-së

Çfarë janë “dronët fantazmë”?

Situata në gadishullin Korean del jashtë kontrollit!

Gara midis Trump dhe Harris mbetet në “ngërç”

Çfarë i duhet secilit kandidat për të fituar epërsi në sondazhe