Gëzim Saraçi, autori i sulmit me granatë ndaj kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe mbetet ne arrati.
Disa orë pas ngjarjes, Gëzim Saraçi u lokalizua në berat, por forcat speciale që i janë vënë në ndjekje nuk kanë arritur ta vënë në pranga.
Për kapjen e tij blutë kërkuan ndihmën e qytetarëve madje vunë në në dispozicion 1 milionë lekë të rinj.
Burimet thonë se ka pasur një fluks të lartë telefonatash që kanë dhënë informacion, por 45 vjeçari nuk po bie në rrjetën e policisë.
Dyshimet janë se pas ngjarjes, Gëzim Saraçi është ndihmuar nga persona të tjerë që të vazhdojë rrugën nga Lushnja drejt Beratit.
Blutë tregohen të rezervuar me detaje për zonën ku ai është parë për herë të fundit, por thuhet se kërkimi vijon.
Ndërkohë detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë brenda bashkisë së Lushnjes.
Granata e dorës e hedhur nga 45 vjecari sipas burimeve shpërtheu poshtë një tavoline në paradhomën e zyrës së kryebashkiakut të Lushnjes duke shmangur kështu pasojat më të rënda.
Shpërthimi u shkaktoi plagë Tushes e sekretares se tij Erisa Qalliu e cila mbetet ende nën trajtimin e bluzave të bardha.
Ndërsa kryebashkiaku i Lushnjes e la spitalin pasditen e 31 dhjetorit.
Ngjarja u regjistrua në orët e para të ditës së fundit të vitit, 31 dhjetor 2019.
Sipas burimeve Gëzim Saraçi e priti fatos Tushen në derë të bashkisë dhe u futen duke debatuar në zyrën ku ish shoferi i kryebashkiakut hodhi granatën.
Burimet thonë se përplasjet mes tyre kishin nisur disa kohë kohë më parë, por arsyeja e konfiktit nuk konfirmohet.