MENU
klinika

Shpëtim Nazarko

Mbi rëndësinë e ministrive të qeverisë së re Rama…

27.08.2017 - 16:19

Rama këtë kohë e shfrytëzoi për të krijuar një platformë të ministrive, që sot janë më të reduktuara se asnjëherë. Një tjetër hap ishte emërimi i Ruçit si kryetar i Kuvendit, si një shpërblim për punën në parti.

Gjiknuri është guri më i rëndësishëm në qeverinë e tij, pasi energjia është motori real i zhvillimit të vëndit tani e përgjithmonë. Ai ka provuar veten se në sektorin më të kolapsuar dhe arriti ta nxjerrë nga ky kolaps. Do të jetë shumë e rëndësishme programi i kësaj ministrie në zhvillimin e formave të tjera energjish, por dhe aftësia e mëtejshme menaxhuese e Gjiknurit.

Gjiknuri do të ketë në dorë edhe infrastrukturën. Unë e perceptoj këtë rol, të lidhur me transportin, i cili krahas bujqësisë duhet të jetë një nga dy sektorët prioritarë të Shqipërisë. Në këtë pikë duhet të presim e të shohim rolin e Gjiknurit.

Një tjetër ministër i rëndësishëm është Ahmetaj, i cili ka provuar Ekonominë dhe Financat. Ai la gjurmë në ministrinë e Financave. Janë të rëndësishme për marrëdhënjet me të huajt sepse financat e vendit, monitorohen edhe nga ndërkombëtarët.

Ahmetaj arriti të stabilizojë parametrat e ekonomisë në shifra që theksojnë stabilitet për të huajt, prej të cilëve ende dhe për shumë kohë do të varet kjo ekonomi.

Kjo veçori e bën shumë të varur kryeministrin e një vëndi të varfër nga ministri i financave. I cili bën planin e të ardhurave, i mbledh ato etj. Kjo e ka bërë ministrin e finacave kryeministrin “de fakto” të vëndit.

Kjo lloj fuqie, natyrisht nuk mund të mos jetë vënë re nga Rama që ashtu si thashë si dhe paraardhësit është larg profesionit të ekonomistit. Zgjedhja e bërë prej tij ashtu si edhe e paraardhësve, mund të rezultojë fatale nëse ai nuk mbahet nën vëmëndje të vecantë.

Për të shmangur këtë dobësi që mund të rezultojë siç e thashë edhe më sipër edhe fatale, Rama ka vendosur në krah, po larg tij, Qaton në rol të drejpërdrejtë si urë lidhëse me sipërmarrjen. Një lëvizje që mund të quhet e saktë po të kemi parasysh rolin vendimtar të sipërmarrjes në Shqipëri.

Peleshi një menazher i sprovuar dhe me kulturë të gjërë, do të menazhojë ndoshta sektorin më të rëndësishëm të ekonomisë, bujqësinë dhe fshatin në përgjithësi. I ardhur nga një rajon që është më i zhvilluari në sektorin e bujqësisë, Peleshi do të duhet të japi shëmbuj konkretë.

E thënë me një fjali; Peleshi duhet të bjerë produktet e fshatit në qytet. Vetëm kjo lëvizje do të përmbysë atë raportin ende shumë të keq import-eksport në bujqësi. Bujqësia që megjithë kontributin e saj pavarësisht nënvlerësimit që i është bërë, është dhe duhet të jetë sipas meje themeli real i ekonomisë kombëtare.

Bujqësia, bashkë me Transportet, janë një nga shtylla kryesore të ekonomisë shqiptare.

Vendosja e Peleshit, është një nga levizje më brilante e Ramës.

Xhafa, është një nga njerëzit më serioz që ka patur kjo qeveri. Vendosi rregull në një ministri që e dimë se që nga vitin 1950 ka qënë me probleme, edhe po ta shikosh në anën historike. Siç ishte problemi me kanabisin, ndaj duket se Rama ka bërë zgjedhjen perfekte.

Konfirmimi i Bushatit në ministrinë e Jashtme pritej.

Për Ruçin, në krye të Kuvendit, është dalja nga politika aktive. PS e ka patur gati për 25 vite njëriun e dytë më të rëndësishëm. Ky është një vlerësim për Ruçin. Mund të jetë një kurorëzim i një kariere politike, model për politikanë e tjerë.