MENU
klinika

Shqipëria merr Presidencën e OSBE

Cakaj: Angazhim maksimal për të gjitha sfidat e organizatës

01.01.2020 - 20:23

1 janari shënon datën e marrjes nga Shqipëria të Kryesisë së Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë.

Lajmin u bë i ditur nga Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ku u shpreh se pas përfitimeve të jashtëzakonshme në fushën e sigurisë dhe zhvillimeve demokratike nga bashkëpunimi me OSBE-në që prej viteve 90′ e tutje, Shqipëria për një vit me rradhë do të kryesojë Organizatën përgjegjëse për sigurinë nga Vankuveri në Vladivostok.

“Shqipëria do të angazhohet për zgjidhjen dhe parandalimin e konflikteve, adresimin e kërcënimeve transnacionale, luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit, forcimin e proceseve demokratike e afirmimin për të drejtat dhe liritë themelore, mes tjerash”– theksoi Cakaj.

Gjithashtu, ai shtoi se Shqipëria do ta kryesojë OSBE-në me qasje bashkëpunuese e gjithëpërfshirëse dhe sjellje të përgjegjshme e profesionale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Bashkëpunim i shkëlqyer me aleatët"

Cakaj në OKB: Presim hapjen e negociatave në tetor!