MENU
klinika

Tërhqen autoritetet vendore

Shtyhet përtej 3 janarit qëndrimi i banorëve të Thumanës në hotele

02.01.2020 - 13:14

Shtyhet qëndrimi në hotele i banorëve të Thumanës që kanë humbur banesat nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019.

Autoritetet vendore dhe qendrore janë tërhequr nga vendimi për ti larguar nga hotelet e Shëngjinit. Afati i fundit i lënë më parë ishte 3 janari, por duke qenë se jo të gjithë kanë gjetur banesat me qira, vendimi për qëndrimin e tyre në hotel është shtyrë.

Një fakt i tillë është konfirmuar nga vetë banorët të cilët thonë se mbrëmjen e së mërkurës kanë zhvilluar një takim me kryebashkiakun e Krujës Artur Bushi.

Sipas tyre, Bushi u ka premtuar se do të qëndrojnë në hotele deri në sigurimin e banesave me qira.

Dhe në fakt një gjë e tillë duket e vështirë për këta banorë të cilët thonë se tregu i qirave është rritur.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

Dyshohet se ra nga lartësia e një pallati

Tragjike! Humb jetën 10-vjeçari

Zonat ku pritet të ketë edhe dëborë

Nisin reshjet e shiut në të gjithë vendin