02.01.2020 - 14:29
Kanë rinisur normalisht lundrimet e trageteve nga porti detar i Durrësit në drejtim të brigjeve italiane dhe anasjelltas.
Mëngjesin e sotëm kanë mbërritur në orar dy tragetet e linjës Bari-Durrës.
Në mbrëmje, do të nisen tre tragete në drejtim të Barit dhe Ankonës.
Puna vijon normalisht dhe në kalatat e terminalet e tjera portuale.
Janë ankoruar dy anije tregtare dhe në ditët në vijim kanë njoftuar ardhjen edhe 7 të tjera me mallra të ndryshëm importi, si grurë, kripë, ure, melaminë, llamarinë, etj.