MENU
klinika

Ndërtimi i HEC-eve në Valbonë

Gjykata: Të ndërtohen HEC-et në Valbonë

24.09.2018 - 17:00

Gjykata e Shkodrës ka rrëzuar sot kërkesën për ndalimin e ndërtimit të 3 hidrocentraleve në Valbonë. Sipas Gjykatës ankimi i përmbaruesit ka ardhur me shumë vonesë. 

Ndërtimi i HEC-eve u kundërshtua nga banorët e zonës si dhe aktivistët e shoqërisë civile. Banorët dhe aktivistët që erdhën nga Tropoja duke protestuar u shprehën kundër ndërtimit të hidrocentraleve dhe deklaruan se do vijojnë të kundërshtojnë edhe me dhunë nëse është e nevojshme, sepse nuk shohin mundësi të tjera përmes rrugëve ligjore.

Sipas tyre firma që po ndërton hidrocentralet ka blerë sistemin e drejtësisë në Shqipëri sepse këto vendime janë të qëllimshme dhe aspak rastësore. Sipas banorëve të zonës, një kompani e tretë ka bërë aplikimin për të marrë leje për ndërtimin e disa HEC-ve të tjera.

Regjistrimi i rreth 13.000 m2 tokë pa asnjë dokument ligjor në Lalëz

Lihet në qeli ish-kreu i Kadastrës

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!