MENU
klinika

Ekskluzive!

Nishani flet troç: Nuk jam në favor të dhunimit të zgjedhjeve

11.05.2017 - 16:24

Intervistë/ Me anë të një letre publike drejtuar shqiptarëve, sot komisioneri Johannes Hahn u tregua i drejtpërdrejtë, teksa dënoi thirrjet për pengimin e procesit zgjedhor të 18 qershorit.

Po çfarë mendimi ka presidenti Nishani në këtë drejtim? I pyetur nga editorialisti Mentor Nazarko, presidenti Nishani tha se ishte në djeni të kësaj letre, por nuk do të hynte në detaje. Ai këmbënguli që të respektohen afatet e demokracisë.

Kam dëgjuar që ka pasur një letër, ndaj ndoshta nuk do të hyja në detaje. Natyrisht duhet të respektohen afatet e demokracisë. Demokracia ushtrohet nëpërmjet proceseve. Ashtu si Bashkimi Evropian dhe partnerët e Shqipërisë janë mbështetës të përfshirjes në procese, nuk jam në dilema, pasi nuk jam në favor të dhunimit të zgjedhjeve”, shtoi Nishani.

Intervista e plotë e editorialistit Mentor Nazarko me presidentin Bujar Nishani