MENU
klinika

"The Irish Times"

Shqipëria mes vendeve që duhen vizituar gjatë 2020

04.01.2020 - 17:13

Ekzistojnë një numër vendesh për tu vizituar gjatë vitit 2020. “The Irish Times” rendit disa nga vendet në botë që nuk duhet të humben këtë vit, ku mes tyre është edhe kryeqytetit shqiptar, Tirana.

-Tirana, Shqipëri:

Kryeqyteti i Shqipërisë nuk është destinacioni më i mirë në Evropë, por është një nga më emocionuesit. E quajtur “Kroacia e Re”, Shqipëria doli nga Perdja e Hekurt me bukuri historike dhe dhunti artistike.

Ndërtesat sovjetike në Tiranë janë pikturuar me llojshmëri ngjyrash, duke i bëra ato sa më moderne. Ndërsa Piramida e Tiranës, do të rihapet si një hapësirë publike në vitin 2020.

-Nizwa, Oman:

Një destinacion tjetër që rekomandohet për tu vizituar në vitin 2020 është edhe Omani. Nizwa është një qytet antik, por edhe luksoz. Në lartësinë 2.000 m mbi nivelin e detit, ju mund të shpëtoni nga nxehtësia e Gjirit dhe të shijoni skena të pashembullta si “Kanioni i Madh i Arabisë”. Nizwa është qyteti antik i lashtë nga i cili fillon aventura.

-Momotombo, Nikaragua:

Pas një periudhe pasigurie politike, qetësia e mjaftueshme ka rikthyer turistët në Nikaragua. Në vitin 2019 e vizituan rreth 1.5 milion njerëz.

Fluturimet ndërkombëtare janë rritur dhe një autostradë e sapohapur e lidh Karaiben me bregdetin e Atlantikut. Të apasionuarit pas peizazhit dhe historisë mund të nisen për në Parkun Kombëtar Momotombo.

-Podgorica, Mali i Zi:

Kompania Ryanair do të fillojë të fluturojë drejtpërdrejt midis Dublinit dhe Malit të Zi në vitin 2020. Malet e Malit të Zi, plazhet, dëbora dhe dielli e bëjnë atë një vend për aventura. Podgorica një kulturë metropolitane.

Pjesa më e madhe e qytetit u rindërtua pas Luftës së Dytë Botërore. Arkitektura osmane dhe ajo bashkohore ia vlen të hulumtohet.

-Los Angeles, SHBA:

Los Angeles në SHBA një tjetër destinacion që nuk duhet humbur në 2020. Një muze i ri kushtuar kinemasë do të hapet këtë vit.

Datat e hapjes duhet të konfirmohen, por ekspozita e saj e parë tashmë është caktuar për regjisorin e nderuar Hayao Miyazaki, bashkëthemelues i Studio Ghibli.

-Bejrut, Liban:

60 përqind e udhëtimeve të operatorit turistik Explore në Liban tashmë janë shitur për vitin 2020. Bejrut është zemra rinore e vendit, duke zier me ide dhe përparim.

-Sarawak, Malajzi:

Borneo është ishull i mbushur me pyje të dendura shiu, shpella të çara, ujëvara dhe një biodiversitet të jashtëzakonshëm: 44 specie gjitarësh dhe 6.000 specie bimore janë unike për ishullin.

-Paris, Francë:

Gjithmonë ka një arsye për të vizituar Parisin, por viti 2020 është veçanërisht tërheqës, kjo për një sërë aktivitetesh që do të zhvillohen gjatë këtij viti.

-Galway, Irlandë:

Galëay shkëlqen më shumë se zakonisht në vitin 2020 si Kryeqyteti Evropian i Kulturës. Spektaklet nisin në 8 shkurt dhe më pas gjatë gjithë vitit ka ngjarje të shënuara. Do të shikoni një peizazh të ndriçuar nga artisti finlandez Kari Kola.

-Bariloche, Argjentinë:

Më 14 dhjetor 2020, një eklips diellor do të ndodhë në qiellin argjentinas. Bariloche është qyteti ideal, nga i cili mund të shkoni eklipsin. Rekomandohet të shkoni me një gudië, madje merrni edhe një astronaut për të shpjeguar pamjet.

-Phu Quoc, Vietnam:

Phu Quoc parajsa në Azinë Jug-Lindore. Turizmi në Phu Quoc u rrit rreth 35 përqind në vitin 2019.

-Hamburg, Gjermani:

Hamburgu, qyteti i dytë i Gjermanisë tani po rivalizon Berlinin.

-San Juan i vjetër, Porto Riko:

Në vitin 2020 kryeqyteti San Juan shënon 500 vjetorin e saj. Për të përkuar me kalendarin një vjeçar të ngjarjeve dhe festimeve, qyteti zbulon një anë të re në ishullin e mbushur me plazhe të bekuara. Zona e re e El Distrito do të nisë si një qendër e re, bashkëkohore.

-Etiopia:

Etiopia gëzoi një fat të mirë vitin e kaluar me Kryeministrin Abiy Ahmed duke marrë Çmimin Nobel për Paqe 2019, dhe vendi që fitoi titullin e ekonomisë së udhëtimit me rritje më të shpejtë, e plotësuar nga një sistem elektronik i vizave që tani është në dispozicion të atyre që disponojnë një pasaportë irlandeze. Kryeqyteti i Addis Ababa është një qytet modern. Mos u largoni pa shijuar kafen tradicionale në Addis Ababa.

-Brindisi, Itali:

Puglia, thembra e vendit, nga të cilat Brindisi është qyteti port. Kompania Aer Lingus do të fillojë fluturime të drejtpërdrejta në maj të vitit 2020. Brindsi ka kisha gotike dhe me stil barok, një kështjellë e shekullit të 13-të, dhe gjithashtu restorante tunduese buzë detit.

-Guadalajara, Meksikë:

Kompania Airbnb raportoi një rritje prej 158 përqind vit pas viti për qëndrimet në qytetin e dytë të Meksikës. Nuk është çudi. Është një qytet i sigurt dhe është vendlindja e bandave muzikore të mariachi, të charrería (rodeo meksikane, sporti kombëtar i vendit) dhe el jarabe tapatío (vallja kombëtare), dhe qyteti i famshëm i Tequila është afër. Ka restorante bashkëkohore dhe frekuentohet shume jeta e natës.

-Gujurat, Indi:

Ka shumë për të zbuluar në Gujurat. Mahatma Gandhi dhe kryeministri aktual Narendra Modi janë nga ky qytet dhe është shtëpia e specieve të vetme të luanit në Indi. Tërheqja e saj e re është statuja më e lartë në botë – e udhëheqësit të pavarësisë Sardar Vallabhbhai Patel që është gati dy herë më lart se Statuja e Lirisë.

-Helsinki, Finlandë:

Për të dytin vit radhazi, Finlanda kryesoi Raportin e Lumturisë Botërore për vitin 2019. Mos humbisini Bienalen e Helsinkit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN