MENU
klinika

U morën jetën dy shtetasve

Aksidenti në Porcelan, sot dy shoferët para Gjykatës

05.01.2020 - 10:40

Dy shoferët e Etjon Lazari dhe Edmond Murati të cilët u përfshinë në aksidentin tragjik në kryeqytet ku humbën jetën 2 këmbësor, ditën e sotme do të përballen me gjykatën ku do të njihen edhe me masën e sigurisë.

Pas ekspertizës së kryer në vendin e ngjarjes, bëhet me dije se Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg për të dy këta shoferë

Seanca për dy shoferët do të mbahet në orën 10:30.

Si pasojë e aksidentit të ndodhur më 2 janar humbën jetën Erion Balla 36-vjeç dhe një grua e moshës 72-vjeçe, Hidajete Salliu.