MENU
klinika

Avokati do të apelojmë masën e sigurisë

Gjykata lë në burg shoferët e aksidentit me dy viktima

05.01.2020 - 12:56

Janë lënë në burg nga Gjykata, dy shoferët e Etjon Lazari dhe Edmond Murati të cilët u përfshinë në aksidentin tragjik në kryeqytet ku humbën jetën 2 këmbësor.

Masa e Sigurisë është dhënë nga gjyqatri Sokol Pasho.

Pas ekspertizës së kryer në vendin e ngjarjes, bëhet me dije se Prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë arrest me burg për të dy këta shoferë dhe vendimi dhe në Gjykata më pas ka pranuar këtë kërkesë.

Nga ekspertiza paraprake rezulton se shoferi Etjon Lazari i cili drejtonte makinën ngjyrë gri ka qenë duke ecur me një shpejtësi mbi 80 km/h dhe makina ka qenë në marshin e 4, ndërsa shpejtësia e lejuar në këtë aks është me 30km/h.

Ndërkohë për Edmond Muratin nga ekspertiza thuhet se ka bërë një kthim që nuk lejohet. Konkretisht Gjykata vendosi për Lazarin masën e sigurisë burg pa afat ndërsa për Muratin si masë sigurie u vendos 30 ditë burg. Për këtë të fundit do të bëhet një ekspertizë me e detajuar në lidhje me kthimin e makinës që bëri në rrugë.

Sapo është dhënë masa e arrestit me burg për të dy shoferët që shkaktuan aksidentin në rrugwn ‘Xhanfize Keko’, në Tiranë, avokati i Etmond Muratit, shoferit që udhëtonte me ‘Golfin’ qe po kthehejm është shprehur se do të apelojë vendimin për masën e sigurisë për klientin e tij.

Avokati ka thënë se klienti i tij ka qenë në përputhje me rregullat e arkullimit rrugor dhe kishte hapur edhe sinjal në momentin e kthimit ndërsa shoferi tjetër ka ardhur me shpejtësi tepër të madhe duke u përplasur me të.

“Kemi shprehu mënyrën dhe mekanizmin tonë lidhur më ngjarjen e rëndë. I shprehim ndgushëllime familjarëve. Klienti im ka qenë në drejtim të rregullt dhe ka hapur sinjal. Më pas është përplasur nga mjeti tip ‘Beettle’. Vendimi i Gjykatës ne nuk jemi dakord me vendimin. Ekspertiza ka përcaktuar në një far forme edhe fajtorin.

Por kërkesa e prokurorisë përmban daljen e ekspertizës. Kemi patur kundërshtimet tona. Nuk përmendi fajësi të klientit tim. Momenti i ngjarjes ishte shumë i shpejtë ai ishte i tramatizuar nga kjo ngjarja dhe humbja e dy jetëve. Por lëvizja e tij ishte se pasi ka hapur sinjalin ka tentuar të kthehet. Mekanizmi i policisë gjyqësore dhe për mjetin e Edmon Muratit mjeti ka qenë në rrugë.” tha avokati.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN