MENU
klinika

Reshjet e dëborës

Zbardhet Tomorri dhe Skrapari

06.01.2020 - 09:09

Dëbora e parë që ka vijuar e pandërprerë prej disa orësh, ka zbardhur Malin e Tomorrit, Teqenë e Abaz Aliut dhe qytetin e Skraparit.

Siç shihet edhe në foto e video, bora ka zbardhur të gjithë zonën e Tomorrit, që frekuentohet edhe në stinën e dimrit nga turistë të shumtë. Peizazhi dimëror që ofron Tomorri është një ndër atraksionet kryesore dimërorë të qarkut të Beratit, që në çdo stinë ka interes të lartë nga vizitorët.

E zbardhur nga dëbora është edhe Teqeja e shenjtë e Abaz Aliut, që pret e përcjell çdo vit mijëra pelegrinë në javën e shenjtë. Edhe qyteti i Skraparit është mbuluar nga flokët e borës,që shihen mbi taracat e shtëpive,në gjethet e pemëve e në lulishten e qytetit.

Si pasojë e reshjeve të rëna gjatë ditës,në Malin e Tomorrit trashësia e dëborës arrin në disa centimetër,ndërkohë që në rrugët e qytetit të Skraparit është e papërfillshme.

Edhe pse drejt Malit të Tomorrit dhe Teqesë së Abaz Aliut dëbora ka arritur në disa centimetra,rruga është e kalueshme dhe makinat qarkullojnë pa probleme, ndërkohë që temperatura në mal ka arritur në minus 1 gradë celsius pasditen e sotme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë