Në 20 Janar në orën 18:00 nis sesioni i ri parlamentar. Ky sesion do të jetë mjaft i ngjeshur dhe shumë debatuar pasi pritet që të depozitohen dhe diskutohen cështje delikate.
Në fund të dhjetorit kryeministri Edi Rama u shpreh se në janar do të miratohet akti normativ anti-KÇK.
“Në fillim të janarit, menjëherë pas Vitit të Ri, ne do kalojmë aktin që u pengua për shkak të Gjendjes së Emergjencës kundër krimit të organizuar dhe KÇK-së”– tha Rama në 23 dhjetor.
Por cfarë parashikon ky akt normativ i kundërshtuar nga opozita?
Me konsultimin e ekspertëve izraelitë, qeveria shqiptare ka gati paketën ligjore Anti-KÇK për të goditur pasuritë e krimit të organizuar, e për rrjedhojë edhe prokurorët e gjyqtarët e korruptuar që teksa presin të “digjen” në vetting, po i bëjnë favoret e fundit eksponentëve të krimit të organizuar.
Forca e Ligjit do të kthehet në njësi speciale, OFL, grupi i ngritur prej gjashtë muajsh i trajnuar për të goditur pasuritë e eksponentëve të krimit të organizuar.