MENU
klinika

Mesfushori shqiptar protagonist në Zvicër

Goli i Lenjanit, kandidat për më të mirin e 2019-s

06.01.2020 - 13:23

Ndonëse me Kombëtaren shqiptare ka humbur shkëlqimin, Emir Lenjani ka lënë pas një vit shumë të mirë në aspektin personal sa i përket Sionit, duke shënuar gola, madje edhe të bukur.

Në vitin 2019, Lenjani ka provuar pozicione të ndryshme në fushë dhe thuajse në të gjitha ka shkëlqyer. Golat e bukur nuk i kanë munguar dhe i tillë është ai që ka shënuar në kampionat dhe është përzgjedhur mes më të bukurve.

Goli i shënuar nga futbollisti i kombëtares është bërë pjesë e konkursit për golin më të bukur të vitit të shënuar në kampionatin zviceran dhe në fakt është një gol i denjë për të marrë pjesë.

Një goditje e fuqishme nga distanca, u ndal vetëm në rrjetën e portierit pa mundur të bënte asgjë. Vetë Lenjani ka kërkuar edhe ndihmën e tifozëve në profilin e tij në “Facebook” për të votuar për të.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN