MENU
klinika

Sqarimet për përplasjen Meta-Dvorani

Dokumenti/ Publikohet raporti vjetor i KED

06.01.2020 - 20:38

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka publikuar raportin vjetor për 2019-ën, ku ndër të tjera thekson se përgjatë këtij viti “KED është gjendur përballë një numri të konsiderueshëm dhe pazakontë sfidash dhe problematikash, të cilat duhet të gjenin zgjidhje, madje në kohë të shpejtë e të arsyeshme, sepse ato e pamundësonin fillimin dhe ushtrimin e kompetencave dhe përgjegjësive, që i ngarkon Kushtetuta dhe ligjet këtij Këshilli”.

Një pjesë të mirë të raportit vjetor e zë procesi i përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, i cili është shoqëruar me përplasje të ashpra mes kreut të KED, Ardian Dvorani, dhe Presidentit të Republikës, Ilir Meta, pasi ky i fundit këmbëngul se përzgjedhja nuk është sipas ligjit.