07.01.2020 - 11:36
Një 45-vjeçar ka mbetur i vrarë paraditen e sotme në Rrëshen pas të shtënave me armë zjarri.
Mësohet se bëhet fjalë për Kastriot Reçin, pronari i televizionit lokal “Media Plus”.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë.
Ndërkohë që policia ka ngritur postblloqe në hyrjet dhe daljet e qytetit si dhe në Rrugën e Kombit.