MENU
klinika

Diskutohet propozimi për kryeministër

Mblidhet kryesia e Vetëvendosjes

07.01.2020 - 14:06

Në Lëvizjen Vetëvendosje pritet të fillojë pas pak mbledhja e Kryesisë.

Në selinë e VV-së kanë arritur kryeparlamentari Glauk Konjufca, deputeti Rexhep Selimi, Arbërie Nagavcj e Fitore Pacolli, raporton KTV.

Në këtë mbledhje pritet të diskutohet propozimi për kryeministër që duhet t’i dërgohet presidentit. Kujtojmë se dje pas takimi Kurti-Thaçi, ky i fundit u ka vënë afat konsultave të tyre.

Në njoftimin e lëshuar për medie, Thaçi ka bërë të ditur se liderit të VV-së i ka dhënë afat 48 orë për nominimin e kryeministrit.

“Kam vendosur që t’i ofroj z. Kurti kohë shtesë edhe 48 orët e ardhshme për nominimin e kandidatit/kandidates për kryeministër të ardhshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës, para se të marr veprimet e radhës kushtetuese dhe ligjore”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Por sipas njohësve të Kushtetutës, Thaçit nuk ia lejon akti më i lartë juridik të vendosë afate ligjore për fituesin e zgjedhjeve.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë për Kohën Ditore se presidenti i Republikës nuk mund të caktojë afate, sepse procesi i formimit të institucioneve është një proces politik që bazohet në Kushtetutë.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!