MENU
klinika

Sulmi në bazën amerikane

Ministria e Mbrojtjes: FA nuk kanë efektivë në Irak!

08.01.2020 - 09:13

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se Forcat e Armatosura të Shqipërisë nuk kanë efektivë në Irak.

Njoftimi u bë pas sulmit nga ana e Iranit në dy baza amerikane në Irak.

forcat e armatosura-konica.al
forcat e armatosura-konica.al

Trupat amerikane në Irak u goditën nga disa raketa balistike dhe kjo u konfirmua edhe nga Departamenti i Mbrojtjes të SHBA.

Televizioni shtetëror iranian tha se sulmi është një hakmarrje pasi komandanti i lartë i vendit Qasem Soleimani u vra në një sulm me dron në Bagdad, me urdhër të presidentit amerikan Donald Trump.