MENU
klinika

"Mbreti 19-vjeçar"

Ahmet bej Mati, myslimani armik i betuar i Esat Pashës!

08.01.2020 - 14:46

      Nga Aurenc Bebja*, Francë – 8 Janar 2020

“Le Temps” ka botuar, të enjten e 18 qershorit 1914, në faqen n°6, një shkrim në lidhje me cilësitë (aftësitë) e Ahmet Zogut, kur ai ishte vetëm një 19 vjeçar, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Sipas një shkrese që na ka ardhur këtu, Ahmet bej Mati, i cili marshoi me 1.500 ushtarë kundër Tiranës, mori drejtimin e këtij qyteti në emër të princit të Shqipërisë.

Ahmet bej Mati është një ndër personalitetet më të vlerësuara në Shqipërinë qendrore, mysliman dhe armik i betuar i Esat Pashës.

Pasi hyrjes së tij në qytet, shumë prej kryengritësve të çarmatosur e deklaruan veten në favor të princit.

Ahmet bej Mati i kërkoi princit të akordonte një amnisti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Përfundoi në burgun famëkeq të Burrelit! Familjarët s’i dinin as varrin

Historia e panjohur e ish-kryetarit të Parlamentit të parë shqiptar

“Shogun”, “The Bear” dhe “The Crown"

Pretendentë për çmimet Emmy

Udhëtari më i famshëm i të gjitha kohërave

Kush ishte Marco Polo