Kryeministri Edi Rama vizitoi sot zyrat e OSBE në Vjenë, ku Shqipëria do të marrë nesër kryesinë dhe do ta drejtojë atë përgjatë vitit 2020.
Rama vizitoi disa prej zyrave, ku në zyrën e parë, atë të marrëdhënieve të jashtme 60 % e stafit ishin shqiptarë. Kryeministrit iu bë me dije se pjesë e stafit janë 18 shqiptarë ndërsa pjesë tjetër janë 2 gjermanë, 2 italianë, 2 norvegjezë, një zvicerianë, austriak.
‘Qenkeni skuadër mikse këtu. Më falni, unë flas mirë shqip dhe italisht, gjermanisht nuk flas dot. Por zyrat janë shumë mirë. Kjo është më e rëndësishmja. ‘ – tha Rama.
Kurse në zyrën për të Drejtat e Njeriut Rama u befasua nga prania e shtetasve norvegjezë.
‘‘Kaq shumë norvegjezë jeni këtu? Erdha të sigurohem që gjithçka po shkon mirë dhe se do të kemi një kohë pune të mirë bashkë.’’- tha kryeministri.
Më pas në FB Rama ka shkruar “Vjenë – Në zyrat e ekipit që do të mundësojë drejtimin e suksesshëm të OSBE, të cilin Shqipëria e merr zyrtarisht nesër”.