MENU
klinika

A është arriur marrëveshja?

VV: Hamendësimet shumë larg së vërtetës

09.01.2020 - 09:29

Nënkryetari i Vetëvendosjes Besnik Bislimi ka hedhur poshtë zërat në Kosovë se është arritur një marrëveshje Kurti- Mustrafa për koalicionin qeverisës.

Ai thotë se zërat për marrëveshje janë thjesht hamendësime por shumë larg së vërtetës reale. Por ai nuk mohon që janë bërë hapa përpara dhe konkretë për arritjen e një marrëveshjeje.

“Dëshiroj të qetësoj të gjithë Ju dhe demantoj të gjithë këta: Gjithë këto spekulime e hamendësime dhe këto gjoja ‘burime’ janë shumë larg së vërtetës dhe qëllimmirës”, ka shkruar Bislimi.

“Ashtu edhe si e kemi cekur në informatën nga Lëvizja Vetëvendosje!: Bisedimet kanë rifilluar intenzivisht, takimet po i mbajmë në baza ditore si dhe ka lëvizje dhe hapa përafrues (por asesi të përafërt me ato që po qarkullojnë gjithandej)”, ka thënë nënkryetari i LVV-së.

Takimi i sotëm i liderëve të dy partive, LVV dhe LDK, që synojnë koalicionin qeverisës, ka qenë i dyti, pas takimit të ditës së martë, i cili ndodhi pas një ndërprerjeje të takimeve që nga konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë bërë të ditur se dje ka pasur përafrim të qëndrimeve për formim të koalicionit qeverisës, dhe se sot do të vazhdojnë takimin.

“Takimi ka përfunduar, kemi një lëvizje në përpjekjen për ta arritur marrëveshjen mes të dy palëve. Do të kemi edhe një takim nesër, për detaje do t’ju njoftojmë me kohën”, ka thënë zëdhënësi i LDK-së Besnik Mustafa pas përfundimit të takimit, para medieve në Kuvendin e Kosovës.

Pas takimit të Albin Kurtit me Isa Mustafën edhe Lëvizja Vetëvendosje ka konfirmuar se ka përafrim qëndrimesh në arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Në një komunikatë të LVV-së ëshë konfirmuar se takimi i radhës mes dy liderëve do të mbahet sot.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ç'deklaron kandidatja për kryeministre?

“Koalicion me VV, vetëm nëse pranon këto kushte”

“Ditë të mira po vijnë për Kosovën”

A po e paralajmëron Vetëvendosja koalicion?

Po dështon koalicioni?

As sot nuk ka takim Kurti-Mustafa