MENU
klinika

Festivali i Teatrit

“Pengu”, shfaqja që mbajti në tension publikun

25.09.2018 - 10:41

Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit ka vijuar rrugëtimin e tij mbrëmjen e djeshme me shfaqjen “Pengu”, të sjellë në skenën më të re të Tiranës “arTurbina”, nga trupa e Teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit.

Drama “Pengu”, vjen në skenë nga regjisori Saimir Gongo dhe interpretuar nga aktorë të mirënjohur si: Neritan Licaj, Kastriot Shehi, Olta Gixhari, Amos Zaharia, Ervin Doko, Jahi Gruma, Suela Bako, Erjon Hodo dhe Serxho Haziri.

“Një grup prej katër personash vendosin të marrin peng një person të njohur dhe të pasur e më pas të kërkojnë një shpërblim prej pesëdhjetë mijë eurosh për ta lëshuar. Plani në dukje i thjeshtë, kthehet në një situatë gjithnjë më të tensionuar e të komplikuar” , e cila mbajti në tension publikun tek “arTurbina”.

“Pengu” ishte shfaqja e dytë e Festivalit Mbarëkombëtar të Teatrit që shfaqej në skenën e “arTurbina”.

Ditën e tretë, në skenë pritet të ngjitet trupa e Teatrit “Petro Marko” të Vlorës me shfaqjen “Senatori Fox” në orën 18:00 në sallën e Universitetit të Arteve. Gjithashtu, në orën 21:00, tek “arTurbina” do të shfaqet “Dy duzina me trëndafila” e sjellë në skenë nga trupa e Teatrit “Bylis” të Fierit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit