MENU
klinika

Do të jap 250 mijë euro

Haradinaj mbledh qeverinë për koalicionin global kundër ISIS

09.01.2020 - 16:19

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj pritet që nesër të propozojë para qeverisë në detyrë ndarjen e 250 mijë eurove për përkrahjen e koalicionit Global kundër ISIS.

Kjo në fakt është pika e vetme e rendit të ditës për të cilën do të mblidhet qeveria në detyrë.

“Mbledhja do të fillojë nga ora 13:00, ku do të flitet për “Shqyrtimi i propozim-vendimit për ndarjen e mjeteve financiare për përkrahjen e koalicionit kundër ISIS/DAESH”shkruhet në njoftimin e qeverisë në detyrë për mbledhjen e 116 me radhë.

Këto shpenzime tutje bëhet e ditur se do të ndahen nga shpenzimet e paparashikuara.

“Ndahen mjete financiare në vlerë prej 250,000 (dyqindepesëdhjetë mijë euro) për përkrahjen e koalicionit Global Kundër ISIS/DAESH. Mjetet financiare nga pika 1. e këtij vendimi ndahen nga Shpenzimet e Paparashikuara, nën-programi Shpenzimet e Paparashikuara me kod 13100, nën kategoria ekonomike e rezervës”– thuhet në vendim.

Që pas dorëheqjes së tij nga pozita e kryeministrit, Haradinaj disa herë ka mbledhë qeverinë ku edhe ka bërë ndarjen e mjeteve financiare për tema të ndryshe.