Ish-kandidati për deputet i Nisma Socialdemokrate, Haxhi Hoti është rikthyer në burg, pasi akuzohet se ka kërcënuar përmes një shkrimi, kreun e LVV-së Albin Kurtin.
Ky fakt është bërë i ditur nga zëdhënësi i Gjykatës së Apelit, Arbër Jashari.
Haxhi Hoti i është komunikuar masa arrest për 30 ditë, pasi Gjykata e Apelit ka aprovuar ankesën e Prokurorisë së Shtetit që t’a shfuqizojë masën e sigurisë që Gjykata Themelore e Prishtinës ndërmori javën që shkoi ndaj Hotit.
“Është aprovuar ankesa e prokurorisë, pas vendimit të gjykatës së shkallës së parë. Të pandehurit në fjalë i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji, duke u llogaritur nga dita e arrestimit”, ka deklaruar Jashari. Kujtojmë se Hoti u arrestua më 28 dhjetor 2019, nga Policia e Kosovës, pasi deklaroi se Kurti ose duhet të ikte nga Kosova, pse të vritej., Ndaj deklaratës së tij, pati reagime të ashpra.