MENU
klinika

Shkaku i ngjarjes?

Paskuqan/ Qëllon për vdekje kunatën e tij

10.01.2020 - 08:28

Krim në familje në Paskuqan, kunati qëllon për vdekje kunatën e tij, Enkeleda Çapoku, 30 vjeçe.

Më datë 09.01.2020 rreth orës 23:40 , Eredet Çapoku, 34 vjeç ka goditur me mjet të fortë (shkop druri) kunatën e tij, shtetasen Enkeleda Çapoku, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e viktimës, 30-vjeçarja është vrarë në prezencën e nënës dhe vajzës së saj.

Policia ka shkuar mënjëherë në vendngjarje, dhe ka shpallur në kërkim policor shtetasin me iniciale E. Ç , i cili është larguar nga vendi i ngjarjes,

Ndërsa shkak i vrasjes dyshohet të kenë qenë konfliktet familjare.