MENU
klinika

Thaçi i shkruan Kurtit

“Do mandatohesh apo të mandatohet dikush tjetër?”

10.01.2020 - 11:36

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i ka shkruar përsëri letër kreut të LVV -së, Albin Kurti, për vonesat që po krijohen në propozimin e mandatarit për kryeministër.

Në letrën e tij Thaçi i ka kërkuar Kurtit që ta njoftojë nëse LVV’ja do të dorëzojë emrin e mandatarit për kryeministër apo nëse do të refuzojë ta bëjë një gjë të tillë, në mënyrë që siç thotë ai në letër, të vazhdohet me mandatimin e dikujt tjetër, siç përmendet në pikën 87 të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Si President i Republikës së Kosovës jam i obliguar që të ndërmarr veprime pa vonesa të mëtejme, duke ndjekur të gjithë hapat kushtetues që qytetarët e Republikës së Kosovës ta kenë sa më shpejtë qeverinë e tyre. Duke marrë parasysh parimet demokratike, transparencën dhe korrektësinë politike, ua kam dhënë mundësinë dhe kam kërkuar në vazhdimësi që ta propozoni kandidatin/en për Kryeministër”– ka shkruar Thaçi-Kurtit.

Duke theksuar se ka parasysh edhe Pikën 87 të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në rastin nr. K0103/14, e cila vëren “se nuk përjashtohet që partia ose koalicioni në fjalë do të refuzojë të marrë mandatin”– thuhet në letrën e Thaçit dërguar Kurtit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


15 ditë kohë për qeverinë e re

Takime sekrete mes Kurtit dhe Mustafës?

"Pozita e kryeministrit është e jona"

Sekretari i LDK’së i përgjigjet lutjeve të Kurtit


E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë

Zotohen për thellim të bashkëpunimit

Kosova dhe M. e Veriut nënshkruajnë tri marrëveshje