10.01.2020 - 12:38
Temperaturat e ulëta kanë sjellë ngrica në shumë zona të vendit, ndërsa në Pukë e gjithë sipërfaqja e liqenit ka ngrirë.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku njofton qytetarët e saj të bëjnë kujdes, bashkia e Pukës ka shpërndarë edhe foto nga liqeni i ‘grirë’.
“Për shkak të temperaturave të ulta që kanë karakterizuar qytetin tonë prej ditësh, Liqeni i qytetit të Pukës është ngrir në të gjithë sipërfaqen e tij.
Prindër! Përball kësaj situate porositni fëmijët tuaj të shmangin aventuren për të hipur mbi sipërfaqen e akullt të qytetit, pasi është me mjaft rrezikshmëri.”– shkruhet në rrjetet sociale nga bashkia e Pukës.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Periudha qershor-shtator e këtij viti
Puka, destinacioni i mbi 6 mijë turistëve
Fshati Domen në Postribe