Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, foli për media pas mbledhjes së qeverisë, ku u ndal te bisedimet LDK-LV për koalicion dhe mundësinë që AAK të bëhet pjesë e ndonjë negociate për krijimin e qeverisë së re.
Haradinaj tha se nuk ka marrë ftesë për t’u takuar nga dikush prej Lëvizjes Vetëvendosje.
“Sa i përket LDK dhe LV-së të them të drejtën nuk na ka kontaktu kërkush prej Vetëvendosjes në radhë të parë, nuk e dijmë çka është duke ndodhur saktësisht, skemi qenë palë nuk e dijmë procesin, e kam thënë disa herë se në sistemin tonë parlamentar, partia e parë e ka përgjegjësinë me kriju institucione”– deklaroi Haradinaj.
Kreu i AAK-së theksoi se partia, që ai udhëheq, nuk është pjesë e ndonjë negociate.
“Ne nuk mundemi me kërku takim me ta, as me Kurtin as me LDK-në, unë s’kam qenë pjesë, Aleanca nuk është pjesë e ndonjë negociate, qoftë me Vetëvendosjen qoftë me LDK-në”– tha ai para mediave.