MENU
klinika

Premier League, java 22

Goleadat, bindin Chelsea dhe United

11.01.2020 - 18:00

Chelsea dhe Manchester United kanë bindur në javën e 22-të të Premier League, duke fituar përkatësisht 3-0 ndaj Burnley dhe 4-0 ndaj Norwich.

Më në fund, një paraqitje bindëse e “Djajve të Kuq” ndaj një kundërshtari që po vuan gjatë javëve të fundit. Rashford ka zhbllokuar rezultatin në pjesën e parë pas krosit të Juan Mata.

Pas pushimit Rashford dyshoi me penallti përpara se Martial të shënonte të tretin vetëm dy minuta më vonë. Greenwood ka shënuar golin e katërt pranë fundit të takimit teksa Man United ngjitet në vend të pestë të renditjes.

Chelsea ka dominuar në fitoren 3-0 ndaj Burnley në “Stamford Bridge”. The Blues, pas disa javëve të lëkundura, kanë shfaqur një formë të mirë teksa vazhdojnë të luftojnë për një vend në zonën e Champions League.

Jorginho kaloi vendasit në avantazh në mes të pjesës së parë nga pika e bardhë. Tammy Abraham ka dyshuar pak minuta më vonë, një gol që ka zhbllokuar sulmuesin që po vuante gjatë javëve të fundit. Pas pushimit Hudson-Odoi ka trefishuar teksa Chelsea mbetet në vend të katërt.

Në ndeshjet e tjera Leicester ka humbur brenda ndaj Southampton. Everton ka mposhtur Brighton 1-0 falë golit të Richarlison në pjesën e parë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN