MENU
klinika

Marshimi drejt titullit

Njihuni me rekordet që vendosi sot Liverpool

11.01.2020 - 21:23

Liverpool mposhti sot 1-0 Tottenham në fushën e këtij të fundit. Përveç 61 pikëve që arriti pas 21 ndeshjeve, si asnjë tjetër, Të Kuqtë thyen edhe rekorde të tjera.

Plot 38 ndeshje të pamposhtur në Premier League për të regjistruar ecurinë më të gjatë pa pësuar humbje. Liverpool-i i Klopp parakalon kështu rekordin e mëparshëm të vendosur në vitin 1894 kur “Të Kuqtë” numëronin 37 ndeshje pa humbje.

Por nuk përfundon me kaq. Liverpool ka arritur 104 pikë në 38 ndeshjet e fundit të Premier League (33 fitore, 5 barazime dhe 0 humbje). Ky është në të vërtetë një rekord historik në të gjithë Premier League.

Asnjë skuadër tjetër më parë nuk ka mundur dot të regjistrojë më shumë pikë se Liverpool në 38 ndeshje në historinë e këtij kompeticioni. “Të Kuqtë” kanë parakaluar tashmë 102 pikët që mori Manchester City në vitin 2018 dhe Chelsea në 2005.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Të Kuqtë në Premier League

10 rekordet që mund të thyejë Liverpool…