“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Përshëndetje kam bajamet e zmadhuara dhe ka ca ditë ndjej dhimbje koke të tmershme dhe këmbëve nyjeve pas disa ditësh ndjeva dhimbje këmbësh dhe këputje të trupit,djersitje, i bëra analizat dhe kontrollin e tiroides por të gjitha në rregull i kisha.u konsultova dhe me psikologen se mos është gjëndje ankthi por jo nuk ishte ankth cfarë mund te kem sepse jam shumë e shqetësuar.
Përgjigjet mjekja e përgjithsme: Nga përshkrimi që keni bërë dyshoj për artrit septic që ndodh nga infeksioni i bajameve zakonisht shkaktohet nga bakteret si staphylococcus aureus. Ku simptomat janë dhimbje e nyjeve,keputje etj. Duhet të bëhet kontrolli i Anti-streptolysin O në gjakë. Mjekimi mund të bëhet me antibiotik nga 2-6 javë. Gjithsesi të rekomandoj konsultë me reumatologun.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.