Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mirëpret marrëveshjen e sotme politike për reformën zgjedhore.
OSBE deklaron se e sheh këtë marrëveshje, si një hap të parë të rëndësishëm drejt një reforme të plotë e në kohën e duhur, që do të trajtojë të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, në dobi të të gjithë qytetarëve shqiptarë.
“E shohim këtë marrëveshje si një hap të parë të rëndësishëm drejt një reforme të plotë e në kohën e duhur, që do të trajtojë të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, në dobi të të gjithë qytetarëve shqiptarë.
Prezenca është e gatshme të vijojë të kontribuojë në procesin e reformës zgjedhore, në përputhje m me mandatin e saj”, thuhet në njoftimin e OSBE-së.