MENU
klinika

Nuk qëndruan dot larg njëri-tjetrit!

Më në fund! Çifti i famshëm i showbiz-it sërish bashkë!

15.01.2020 - 14:18

Channing Tatum dhe Jessie J janë rikthyer sërish bashkë!

Dyshja raportohet se është parë në Los Angeles gjatë fundjavës në një dyqan mobiljesh, pavarësisht se u përpoqën të kalonin pa u vërejtur, shkruan “DailyMail”.

Një burim tha për “E! News” se ata po përpiqeshin të mos viheshin re, të dy të veshur thjesht me tuta.

Ata dukeshin në humor të mirë dhe bashkë tërë kohën, teksa ndanin mendimet rreth artikujve të ndryshëm.

Besohet se Channing dhe Jessie, vendosën të largohen nga njëri-tjetri sepse po përpiqeshin të shihnin si funksionon lidhja e tyre në distancë, për shkak të karrierës së tyre.

Aktori thuhet se gjatë kësaj periudhe është shumë i zënë me karrierën e tij, të qenit baba dhe me udhëtimet e shpeshta.