MENU
klinika

44-vjeçarja e parukes

Sia misterioze paska një djalë të adoptuar!

15.01.2020 - 14:30

Sia është një ndër këngëtaret më misterioze, ku në pjesën më të madhe të kohës e mbulon fytyrën me një paruke të madhe dyngjyrëshe.

Siç do që të ruajë privatësisnë fizike,ajo dëshiron që të mos japë detaje as nga jeta e saj personale.

Në një intervistë të re për “GQ”, këngëtarja zbuloi se kishte birësuar një fëmijë.

44-vjeçarja nuk dha asnjë informacion të mëtejshëm mbi djalin që ka adoptuar.

Ajo madje foli hapur se është pro seksit rastësor, pa angazhime, ndërsa zbuloi se i ka bërë një ofertë për marrëdhënie seksuale dj-it Diplo.

“Këtë vit i shkrova një mesazh dhe i thashë: ‘Hej, dëgjo, ti je një nga 5 personat që mua më tërheqin seksualisht dhe tani kam vendosur të jem beqare për pjesën tjetër të jetës sime dhe unë sapo adoptova një djalë, kështu që nuk kam kohë për një lidhje. … Nëse je i interesuar për seks, atëherë më thuaj”, është shprehur këngëtarja.

Sia ka qenë e martuar me kineastin Erik Lang dhe ndarja erdhi në vitin 2016.