Dashurisë 9-vjeçare të Vanessa Hudgens dhe Austin Butler, i erdhi fundi!
Sipas Us Weekly, ylli i “High School Musical” dhe aktori janë ndarë, por deri tani lajmin e dinin vetëm njerëzit më të afërt të dyshes. Vanesa dhe Austin janë takuar për herë të parë gjatë xhirimeve të “High School Musical”, në kohën kur ajo ishte e dashura e Zac Efron.
Çfarë i bind edhe më njerëzit të mendojnë se romanca ka marrë fund është fakti që dyshja nuk i kaloi bashkë pushimet e fundvitit.
Ende nuk dihet kur janë ndarë, por hera e fundit që Austin postoi një foto me të ishte në korrik, për të festuar premierën e filmit Once Upon a Time in Hollywood.
“Ne të dy e admirojmë dhe respektojmë shumë njëri-tjetrin. Wshtë kaq solide tani sepse unë ndihem e fortë si grua e pavarur. Bazohem vetëm tek vetja ime, por është shumë bukur të dish se ke një shok të ngushtë me të cilin të ndash fitoret dhe humbjet.”- u shpreh Vanessa në nëntor të 2018-ës, për Women’s Health.
Asnjëri prej të dyve nuk ka akoma një koment publik për ndarjen pas 9-vitesh lidhje.