16.01.2020 - 13:22
Rita Ora ishte një ndër personazhet e njohur të ekranit që vendosi të ndihmoj shqiptarët pas tërmetit shkatërrues.
Rita zgjodhi familjen Sala duke ju ndërtuar një shtëpi nga e para dhe në kohë rekord shtëpia ka përfunduar.
Pa u bërë ende 2 muaj nga tragjedia, familja Sala tashmë ka një shtëpi të re.
Lajmin e ka bërë të ditur, Erion Veliaj, i cili ka shkuar t’u japë çelësin familjarëve.
“Premtim i dhënë, premtim i mbajtur!
Në shtëpinë e re të familjes Sala, e rindërtuar nga goca jonë @Rita Ora, e cila iu përgjigj menjëherë thirrjes tonë për të adoptuar një nga banesat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.
Faleminderit nga Rita”, shkruan Erion Veliaj.