Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur para disa minutash në segmentin rrugor Lezhë-Shkodër.
Nga përplasja e dy automjeteve ka mbetur një person i pajetë.
Sipas njoftimit të policisë, aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Piraj.
Lezhë/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur ” Piraj”, automjeti me drejtues M.N. është përplasur me automjetin me drejtues ende i paidentifikuar, i cili për pasojë ka humbur jetën
Drejtuesi i mjetit shtetasi N.M., është shoqeruar në Komisariat për veprime të mëtejshme
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave te aksidentit si dhe identifikimin e drejtuesit të mjetit që ka humbur jeten