MENU
klinika

Flet legjenda e portës angleze

“I ka mashtruar të gjithë, nuk e fal Maradonën”

16.01.2020 - 18:22

Kanë rreth 34 vjet nga goli i famshëm i Diego Armando Maradonës në ndeshjen ndaj Anglisë në gjysmëfinalen e Botërorit 1986 dhe ende vijon të flitet për këtë episode.

Mano de Dios (Dora e Zotit) ishte përcaktuese në fitoren 2-1 të Argjentinës, që më pas fitoi Kupën e Botës në finale ndaj Gjermanisë.

Portieri i Anglisë, Peter Shilton, është kthyer të flasë për atë moment në një intervistë të dhënë për The Guardian, teksa pohon se Maradona i mashtroi të gjithë.

“Maradona-n nuk e respektoj dhe nuk e fal. Si mund ta bëj? Jemi viktima të mashtrimit të tij. Doraime ishte me afër topit në krahasim me kokën e Diego-s. Kjo është arsyeja pse e preku me dorë.

I ka mashtruar të gjithë. Më pas është mënyra si e pranoi atë që bëri. Dora e Zotit!? Asnjë falje, asnjë pendim. Njerëzit ankohen tani për VAR-in, por besoj se ne do të na kishte bërë punë” – u shpreh Shilton.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Maradona “kërcënon” FIFA-n

“Mua, Van Basten e Gullit na lanë si qentë”

Rrëfimi i mjekut: Dy ditë në gjendje kome

20 vjet më parë Maradona luftonte për jetën…