MENU
klinika

"Ikja e shtërgut"

“Longreads”: Kadareja këtu është krejt ndryshe!

17.01.2020 - 14:53

Te Homeri është një vend ku dielli zemërohet me Zeusin, nuk e di a të kujtohet, – tha pas pak. – Kështu pra, dielli zemërohet me tiranin dhe e di si e kërcënon’? Në Ferr do zbres, do shndrit veç për të vdekurit! – Ai buzëqeshi më ftohtë se më parë. – Ja pra, ç’kërcënim të gjëmshëm i bëri tiranit dielli, Të lërë vendin e vet në mes të qiellit, me fjalë të tjera, të braktisë të gjallët dhe të zbresë atje ku s’ka nevojë për të, te të vdekurit. Shkurt, çdo gjë të bëhet së prapthi, me fjalë të tjera, të vijë fundi i botës, apokalipsi… Të tillë kërcënim të tmerrshëm dhe jo naze zonjushash duhet të bëjë poeti. Ai nuk m’i hiqte sytë e tij të akullt, me plasaritjet e pamëshirshme midis, kërcënues dhe i pashmangshëm, si një ajsberg. Një copë herë të gjatë qëndruam kështu në heshtje, pastaj ai shtoi:

-Me sa kam lexuar prej teje, ti, gjithashtu ke filluar të zbresësh te të vdekurit… Mora frymë i lehtësuar, si të kisha dëgjuar një dekret faljeje.”

                                                                                                                                                                                                                                    (Ismail Kadare)

 

Është pikërisht ky, tregimi që shkrimtari i madh bashkohor, Kadareja, ka shkruar me admirimin më të thellë, për poetin e madh të dashurisë, shpirtin vetmitar të vargjeve shqipe: Poradecin! 

Kështu, Ismail Kadare, renditet së fundmi, me ”Ikja e shtërgut”, kushtuar Poradecit unik, mes dhjetë tregimeve që platforma letrare “Longreads”, këshillon për lexuesit, në vitin 2020.

Kjo përzgjedhje vjen pasi, lexues nga mbarë bota, kanë postuar tregimet e tyre të preferuara me hastagun ”#longreads” në ‘Twitter’. Prej këtej, redaktori i njohur i “Longreads”, Pravesh Bhardwaj, ka zgjedhur 10 tregimet më të përzgjedhura për lexuesit.

”E dua romanin ”Pallati i ëndrrave”, të Kadaresë, por ky tregim është shumë ndryshe”, – ka thënë Bhardwaj, në përshkrimin për shkrimtarin shqiptar.

Lista e plotë e tregimeve, përkthyesve dhe revistave ku janë botuar:

“Maja” – Dina Nayeri. (The Yale Review)
“I ardhuri” – Edwidge Danticat (Granta)
“Shtrydhja e ananasit” – Etgar Keret, përkth. Jessica Cohen (Electric Lit)
“Ikja e shtërgut” – Ismail Kadare, përkth. Ani Kokobobo (Asymptote)
“Kopshti i letres” – Ken Liu (io9)
“Luisi dhe Varga” – Lisa Taddeo (Granta)
“Kafshime tigri” – Lucia Berlin (Lithub)
“Llastiku” – Souvankham Thammavongsa (Harper’s)
“Lulu” – Te-Ping Chen (The New Yorker)
“Shekspiri, Nju Meksiko” – Valeria Luiselli, trans. Christina MacSweeny (Guernica)

Premiera “13” nën petkun e Sulejman Rushitit

“Kadare, Kuteli, Fishta…të ndërthurur në dramën bashkëkohore”

Erdhi si një mrekulli për publikun shqiptar

Marie Kraja, diva me zërin e pastërt dhe të kthjellët

80 vite nga vdekja e “mbretëreshës së maleve”

Udhëtimi në Shqipëri, ekspozitë me fotot e Edith Durham!

Nga koha e luftës në majën e skenës shqiptare!

Reshat Arbana në gjurmët e një “best seller”-i!