MENU
klinika

Raporti shqetësues i Forumit Ekonomik Botëror

Klima dhe humbjet natyrore kërcënojnë PBB botërore

19.01.2020 - 16:58

Forumi Ekonomik Botëror dhe PwC kanë publikuar së fundi një raport aspak positiv mbi situtë aktuale klimatike dhe ekonomike.

Sipas raportit thuajse gjysma e Produktit të Brendshëm Bruto, PBB-së, në të gjithë botën është ekspozuar ndaj rreziqeve nga humbja natyrore.

Këto janë pasojat që erdhë nga viti më i nxehtë(2019-ta) në histori për oqeanet botëtore, viti i dytë më i nxehtë matur nga temperaturat mesatare botërore si dhe zjarre të shpeshta nga SHBA, Amazona dhe Australia.

Forumi Ekonomik Botëror zbuloi se 44 trilionë dollarë në gjenerimin e vlerës ekonomike, që është më shumë se gjysma e PBB botëror, është e varur ndaj natyrës dhe shërbimeve të lidhura me të, e për rrejdhojë, e ekspozuar ndaj humbjes natyrore.

Politikanët dhe liderët e bizneseve nga e gjithë bota do të takohen në Davos për Forumin Ekonomik Botëror, këtë javë. Takimi vjetor do përqëndrohet tek kriza klimatike.

Ndërtimi, në 4 trilionë dollarë, bujqësia, në 2.5 trilionë dollarë dhe industria e ushqimit dhe pijeve, në 1.4 trilionë dollarë, janë 3 industritë më të varura nga natyra. Vlera e këtyre së bashku është sa dyfishi i përmasës së ekonomisë gjermane, sipas raportit.

Industritë që shihen si shumë të varura nga natyra, gjenerojnë 15% të PBB në të gjithë botën, në 13 trilionë dollarë, ndërsa ato që janë mesatarisht të varura, gjenerojnë 37% apo 31 trilionë dollarë.