MENU
klinika

"Të sqarojnë pse janë në regjistrat e DASH"

‘Bild’ fshiu artikullin për Bashën/ Balla ka një kërkesë për demokratët

20.01.2020 - 12:36

Pasi publikoi dje një shkrim të gazetës gjermane ‘Bild’, e cila akuzonte PD dhe Lulzim Bashën se ka lobuar kundër integrimit të Shqipërisë në BE, vjen sërish një reagim nga kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla.

Në një prononcim për mediat Balla u pyet për faktin se cili ishte komenti i tij tani më që prestigjiozja gjermane e kishte fshirë artikullin e saj që gjendjen online, ndërsa ai tha se socialistët nuk kishin asnjë qëndrim për këtë fakt.

Ai tha se ka shumë media botërore që kanë publikuar lajmin në lidhje me çështjen e lobimit rus, si dhe përfshirjen e Bashës dhe PD në këtë proces. Balla tha se PD duhet të japë llogari se pse emri i saj gjendet në regjistrat e Departamentit Amerikan të Shtetit.

“PS nuk ka asnjë qëndrim, qw është fshirë apo është lexuar, se kush e ka lexuar, e kush e ka kuptuar një shkrim të caktuar në një media të caktuar. Janë pafund media botërore që kanë shkruar për këtë çështje, për një çështje për të cilën edhe tani që flasim po të hyni në departamentin amerikan e Drejtësisë do të gjeni dokumentet. Pse është publikuar nga shumë media, është pandëshkueshmëria.

Pozicioni im personal dhe jo vetëm, pasi e kam ndjekur që prej ditës së parë që është publikuar, Basha ka gënjyer publikun shqiptar. Ju keni qenë që keni transmëtuar live Lulzim Bashën që thoshe; 500 mijë dollarë i kishte mbledhur nga 100 dashamires te shqiptarëve te Amerikës. Njëri thotë se ka paguar, tjetri jo. Këtë çështje sqaroheni me gazetën (fakti se pse u fshi artikulli nga Bild).

Nuk është vetëm një, por disa gazeta botërorë që shkruajnë për këtë çështje. Që nga Neë York time, e The Times. Prandaj këtë bëjani pyetje gazetës përkatëse. Unë do të ripostojë në Fb tim çdo shkrim që vë gishtin në një plagë. Është në nderin e PD dhe jo të Bashës, që të shpjegojë arsyen se pse emri i saj gjendjet në librat, regjistrat e DASH për shumat përkatëse. Hyni dhe do i gjeni këto deklarime.

Ne e kemi thënë se në kuadër të një reformë të rëndësishme elektorale që po ndërmarrim. Duhet të forcojmë legjislacionin që lidhet me partitë politike. Ai duhet të jetë transparent. Ajo që ka ndodhur me rastin për përfshirjes së një kompanie ofshore, që ka paguar me emër në Bashës, tek një lobist në dëm të Shqipërisë, është i papranueshëm. Ky është fakt. PD ka domosdoshmëri që të sqarojë se pse emri i saj gjendjet aty”, tha Balla.