“Indeksi Global i Progresit Social” ka bërë publik raportin që mat 82 ekonomi botërore, përfshirë këtu dhe vendin tonë. Ky raport përfshin 5 dimensione kryesore të lëvizjes sociale, përfshirë këtu: shëndetësinë, shkollën (qasjen, cilësinë dhe barazinë), teknologjinë, punën (mundësitë, pagat, kushtet), mbrojtjen dhe institucionet (mbrojtjen sociale dhe institucionet gjithëpërfshirëse).
Ky institucion i jep Danimarkës vendin e parë (me 85 pikë), pasuar nga Norvegjia, Finlanda, Suedia dhe Islanda. Në dhjetë vendet e para janë Holanda, Zvicra, Austria, Belgjika dhe Luksemburgu. Nga ekonomitë e G7, Gjermania ka shënuar më shumë progres (e 11-ta, me 78.8 pikë), e ndjekur nga Franca (e 12-ti).
Kanadaja (e 14-ta) i paraprin Japonisë (15-të), Mbretërisë së Bashkuar (21-të), Shteteve të Bashkuara (27-të) dhe, më në fund, Italisë, e cila është në vendin e 34-të, pasuar nga Portugalia (24-të) dhe Spanja (28-të).
Vendet me progres më të madh social janë të gjitha vendet europiane dhe vendet nordike në “krye”. Në lidhje me progresin në fushën e punës, pagave dhe mundësive për punësim vendi ynë radhitej në vendin e 81. Ndërsa sa i përket progresit të përgjithshëm për të gjitha fushat e marra në konsideratë Shqipëria radhitej e 54.
Në raportin e tij të parë vjetor për rritjen sociale, Forumi Ekonomik Botëror nënvizon se në një shoqëri të aftë t’u ofrojë të gjithëve mundësi të barabarta për të zhvilluar potencialin e tyre, pavarësisht nga origjina socio-ekonomike, jo vetëm që do të kishte më shumë kohezion social, por do të forconte edhe rritjen ekonomike.
Një rritje prej 10% e progresit sociale në të vërtetë do të shtyjë PBB-në pothuajse 5% më shumë në 10 vjet, tregon studimi i publikuar në prag të samitit vjetor të Wef në Davos. Sidoqoftë, shumë pak ekonomi kanë kushtet e duhura për të lehtësuar uljen e pabarazive dhe përfshirjen.
Shanset e një personi në jetë përcaktohen gjithnjë e më shumë nga pika e fillimit, domethënë nga gjendja socio-ekonomike dhe nga vendi i lindjes. Si rezultat, pabarazitë e të ardhurave kanë zënë rrënjë dhe klasa sociale është e paravendosur.