MENU
klinika

‘Patëm përplasje gjatë darkës me Ramën’

Haradinaj: Ishte i angazhuar për ndarjen e Kosovës, ja kur nisi ideja

20.01.2020 - 21:28

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se Edi Rama ka qenë i angazhuar në projektin e ndarjes së Kosovës.

“Ka qenë i angazhuar kryeministri Rama në opsionin e marrëveshjes Kosovë-Serbi, i njohur si shkëmbim i territoreve – por që do të rezultonte me ndarje të Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se që në momentin kur Rama shpeshtojë takimet e vizitat me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, prej atëherë ka nisur ideja për ndarjen e Kosovës.

“Zotëri Rama ka qenë i kyçur që në inicimin e kësaj mënyrë të marrjes vesh jo vetëm Kosovë-Serbi, por edhe një marrëveshje paqeje shqiptaro-serbe”, është shprehur ai.

Ai ka pranuar se ka pasur “përplasje” me Ramën në shtëpinë e Thaçit kur ishin mbledhur politikanët në një darkë të ftuar nga presidenti aktual.

Çmimi i kësaj marrëveshje do të ishte ndarja e Kosovës ka thënë Haradinaj teksa ka shtuar sesi e kjo ide ishte kundërshtuar nga vet ai si kryeministër por edhe nga vendet e fuqishme të botës.

Rama e ka paditur Ramush Haradinajn pikërisht për disa deklarata të kryeministrit të Kosovës pak kohë më parë dhe e ka depozituar atë në Gjykatën e Prishtinës.