MENU
klinika

150 shtete, meshkuj e femra

Shqipëria e nis mirë Olimpiadën e Shahut

25.09.2018 - 23:53

Futbolli dhe sportet e tjera marrin vëmendjen kryesore, por shahu mbetet unik, që i ka fillesat para çdo lloj disipline tjetër, që në antikitet. Nuk është momenti për të bërë histori…

Në Batumi të Gjeorgjisë ka nisur Olimpiada e shahut, eventi më i rëndësishëm i sportit të skakierës në botë, me pjesëmarrjen e 150 shteteve për meshkuj dhe po kaq për femra.

Në këtë Olimpiadë, përfaqësohet edhe vendi ynë me shahistët e tij më të mirë në të dyja kategoritë, event ku Federata Shqiptare e Shahut synon të bëjë një paraqitje të mirë.

Kombëtarja e meshkujve përbëhet nga shahistët Erald Dervishi, Dritan Mehmeti, Llambi Pasku, Franc Ashiku dhe Ilir Seitaj (trajneri i meshkujve është Fatos Muço).

Ndërsa kombëtarja e femrave përbëhet nga shahistet Eglantina Shabanaj, Rozana Gjergji, Alda Shabanaj, Bruna Tuzi e Klean Shuqja (trajneri i femrave është Aldo Zadrima).

Në duelet e ditës së parë, meshkujt fituan 4-0 ndaj Guyana, ndërsa në ditën e dytë Shqipëria barazoi 2-2 ndaj Hungarisë. Ndërsa femrat, në ditën e parë fituan 3-1 ndaj Porto Rikos, por u mundën 3-1 nga Franca në takimet e ditës së dytë.