MENU
klinika

Horoskopi, 26 shtator 2018

Dashi

Performanca e fëmijës suaj do t’ju kënaqë pamasë. Dikush me plane dhe ide të mëdha do t’ju tërheqë vëmendjen. Megjithatë, përpiquni që të verifikoni besueshmërinë e tij. Mos i lejoni të tjerët të përfitojnë nga bujaria juaj. Një i afërmi do t’ju surprizojë sot.

Demi

Pacientët që vuajnë nga tensioni duhet të bëjnë kujdes. Një zhvillim i rëndësishëm në aspektin personal do t’ju lumturojë ju dhe familjarët tuaj. Përpiquni të kontrolloni fjalët nëse partneri/partnerja juaj nuk mban premtimet, pasi mund të përfundoni në përplasje me njëri-tjetrin.

Binjaket

Një mik mund t’ju vërë në provë tolerancën. Bëni shumë kujdes kur të merrni vendime. Stili ekstravagant i jetesës suaj mund të shkaktojë tension në familje. Sa i përket anës romantike, do të kaloni vërtet momente shumë të bukura sot.

Gaforrja

Ka gjasa që sot të çliroheni nga një sëmundje afatgjatë. Miqtë do të ndërhyjmë më shumë seç duhet në jetën tuaj personale. Do të bënit mirë nëse do të relaksoheshit me partneren/partnerin tuaj. Ka gjasa t’ju kontaktojë dikush me të cilin keni qenë mjaft i lidhur në të kaluarën.

Luani

Mirësjellja juaj do të vlerësohet shumë. Disa persona do t’ju komplimentojnë. Nëse pranoni gabimet në punë, do t’ju kthehet në avantazh. Kërkoji ndjesë personit që mund të keni lënduar.

Virgjeresha

Do të ndiheni të lodhur fizikisht, por njëkohësisht edhe të stresuar. Do të fitoni të ardhura nga një burim i paplanifikuar, çfarë do t’ju ndriçojë ditën. Dialogu dhe bashkëpunimi do t’ju përmirësojnë marrëdhënien me bashkëshortin/bashkëshorten.

Peshorja

Përpiquni të shmangni stresin duke lexuar. Ka gjasa të zbuloni një sekret që do t’ju lërë pa fjalë. Partneri/partnerja juaj do të tregohet shumë kërkues/e sot, duke shkaktuar pakënaqësi mes jush.

Akrepi

Mbani dietën nën kontroll për të qëndruar në formë. Do të keni dëshirë të bëni një udhëtim dhe të shpenzoni para. Ndihma e prindërve në marrjen e një vendimi do të jetë shumë e rëndësishme. Dita e duhur për të zbatuar projekte dhe plane të reja.

Shigjetari

Bëni kujdes me disa veprime bankare. Miqtë dhe anëtarët e familjes do t’ju inkurajojnë gjatë gjithë kohës. Sot do të kuptoni se sa ju do partneri-partnerja. Sa u përket çifteve të martuar, sot do të përjetoni avantazhet e martesës.

Bricjapi

Mos investoni në disa skema të dyshimta financiare. Ka gjasa që dikush t’ju shprehë ndjenjat që ka ndaj jush prej disa kohësh. Mund të përballeni me disa probleme në punë. Shmangni personat që qëndrojnë pranë jush vetëm kur kanë interes. Sa i përket jetës në çift, më në fund do të merrni një përqafim të ngrohtë nga bashkëshorti/bashkëshortja juaj, i cili kishte disa kohë që ju mungonte.

Ujori

Shmangni investimet afatgjata dhe përpiquni të kaloni disa momente të këndshme me miq të mirë. Do të jetë një mbrëmje më e bukur seç e kishit parashikuar. Romanca do të udhëheqë mendjen dhe zemrën tuaj.

Peshqit

Bëni kujdes me shëndetin. Të ardhurat nuk do të jenë në nivelin që ju prisnit. Është koha e duhur që të shtoni kontaktet me vendet e tjera. Ka gjasa që të grindeni me partnerin/partneren tuaj.