MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 18

Përmbys Skënderbeu, Partizani bie në Korçë

21.01.2020 - 19:00

Partizani e nis vitin keq, duke u mposhtur në Korçë nga Skënderbeu me rezultatin 3-2. Një humbje që “djeg” shumë për të kuqtë sa i përket titullit kampion, një rinisje negative edhe për Sormanin.

Në fakt, të kuqtë shënuan të parët me penallti. Një gafë e mbrojtësit të Skënderbeut që prek topin me dorë. Në minutën e 7-të Telushi tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Por më pas, në 39’, gjërat përkeqësohen për Partizanin, pasi Borja merr kartonin e dytë të verdhë dhe lë ekipin me 10 vetë. Në 42’, Bitri shënon në portën e tij.

Kur po mbyllej pjesa e parë, Skënderbeu shënon edhe golin e dytë me anë të Krasniqit. Një përmbysje spektakolare që erdhi falë grintës së ekipit vendas.

Pjesa e dytë ishte shumë e luftuar, me raste në të dyja portat. Partizani humbi një penallti me Telushin në 73′ dhe nga kjo merr zemër Skënderbeu.

Kur pritej barazimi i Partizanit, vjen goli i nokautit. Bregu shënon golin e tretë në 83’ dhe Skënderbeu mbron fitoren në fund, pavarësisht autogolit të dytë të Ditës në limit.

Ndërsa Laçi ka marrë tri pikë me shumë vlerë në Durrës ndaj Teutës. Turkaj realizoi golin e vetëm të takimit në pjesën e dytë. Humbja e parë e trajnerit Martini.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kategoria Superiore, Java 18

Supergol i Hygor, Vllaznia e rinis mbarë


Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin