MENU
klinika

Vështirësohet qarkullimi i makinave

Pas Tiranës, edhe Kukësi nën ‘pushtetin’ e mjegullës

22.01.2020 - 09:44

Qyteti i Kukësit është ‘pushtuar’ nga një mjegull e dendur që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Megjithëse në qytet nuk ka reshje dëbore, temperaturat e ajrit vijojnë të jenë në minus.

Në qytet dhe në zonat përreth ka prezencë të ngricave dhe të brymës.

Bëhet me dije se mjegulla e dendur është përhapur edhe në një pjesë të madhe të Rrugës së Kombit duke kufizuar kështu shikueshmërinë e përdoruesve të këtij aksi rrugor.

Po ashtu mjegulla është përhapur në të gjithë liqenin e Fierzës. Qarkullimi i makinave është bërë më i vështirë për shkak të kufizimit të shikueshmërinë.