MENU
klinika

Priten anijet e para për 2020-ën

Mijëra ton mallra do të përpunohen në portin e Durrësit

23.01.2020 - 12:19

Në Terminalin Perëndimor të Portit detar pritet përpunimi i dy anijeve tregtare, “Scala” dhe “NS Nevela”, nga të cilat do të shkarkohen 2,650 tonë melaminë dhe 2,516 tonë llamarinë.

Sipas planit ditor të Dispeçerisë së Autoritetit Portual Durrës, në kalatën nr. 11 është akostuar anija tregtare “Souselas”, nga e cila do të shkarkohen rreth 10, 800 tonë mallra rifuxho.

Në planin perspektiv ditor priten dhe dy anije të tjera tregtare, të cilat do të përpunohen rreth 5,166 tonë mallra, të llojit melaminë dhe grurë.

Gjatë vitit 2019 në terminalin perëndimor të portit të Durrësit janë përpunuar 277 anije, ndërsa numri i përgjithshëm i anijeve dhe trageteve të përpunuar në portin më të madh të vendit gjatë vitit që lamë pas arrin në 1 663 gjithsej.