Gjatë Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, pseudonime kishin edhe drejtuesit kryesorë të Luftës. Madje për të saktësuar duhet thënë se, kishin më shumë se 5 pseudonime.
Por cilat ishin ato dhe historitë e tyre?
Dushan Mugosha Kishte nofkën Çalamani pasi ai çalonte nga njëra këmbë.
Liri Gega Kishte nofkën Harbutja, për shkak të egërsisë që e karakterizonte.
Gogo Nushi mbante pseudonimin Hyseni. Ai ishte ortodoks por banonte dhe punonte në Tiranë mes myslimanëve, të cilët e strehuan dhe në shenjë respekti e quajtën Hysen.
Nexhmije Hoxha (Xhuglini) e veja e ish-diktatorit Enver Hoxha, një nga pseudonimet që kishte ishte Delikatja. Thuhet se këtë pseudonim ia kishte vendosur Qemal Stafa.
Ja cilat ishin pseudonimet që drejtuesit e regjimit komunist por edhe shkrimtarë mbanin gjatë Luftës:
Enver Hoxha Ivan; Malo; Mali;Selami; Sali; Shpati; Tarasi; Usta Hasani;Valbona.
Nexhmije XhugliniDelegatja; Delikatja; Flaka; Fryma e re; Hiqmete Nexhani; Nezhari; Vera; Hidra (nofkë)
Mehmet ShehuMisha; Mjekra; Vjosa
Fiqirete Shehu (Sanxhaktari) Qorja
Hysni KapoBesniku
Nako SpiruDeti
Qemal StafaBrutus; Petriti
Shefqet MusarajBejto Brati; Buburica; Dukë Eleni; Dimo Nuri; Fshatari Bejto; Merko; Nuri Dino; Shkrimtari
Shefqet Peçi: Tërmeti
Vojo Kushi: Tarzani
Zaho Koka Druvari; Vetëtima
Ramize Gjebrea Besa; Interesanti
Rrahman Parllaku Hallvaxhiu; Krajli; Sheqerxhi
Spiro Mojsiu: Majori
Manush Myftiu Heqimi; Gjethja; Jysja
Naxhie Dume Furtuna
Liri Gega Muzhiku;Tefta; Harbutja
Gogo NushiHyseni
Hito ÇakoBariu; Çobani; Shushica
Bedri Spahiu: Gjuetari dhe Kaçatori
Bilbil Klosi: Bilo
Dilaver Poçi: Çakalli
Ethem Gjinushi: Goliku
Kahreman Ylli: Bariu
Kiço Ngjela: Kila
Kristo Frashëri: Shkëmbi
Llazar Siliqi Grethi; Shoku; Hylli; I riu; Shpendi
Petro Marko: Demo Koti
Spiro Çomora: Himarioti
Sterjo Spasse: Skënder Pirro.