MENU
klinika

“Shumë i lumtur nga takimi i ngrohtë dhe..."

Meta takohet me përfaqësues të bashkësisë izraelito-shqiptare

24.01.2020 - 19:10

Në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin e 5-të Botëror për Holokaustin, Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi edhe një takim të ngrohtë e të përzemërt në Jeruzalem me përfaqësues të bashkësisë izraelito-shqiptare, që jeton dhe punon prej dekadash në Shtetin e Izraelit.

Presidenti Meta i falenderoi për kontributin e tyre të shkëlqyer për forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe popujve tanë.

Meta Fb

Kreu i Shtetit e vlerësoi si një hap të rëndësishëm në këtë drejtim edhe përkushtimin maksimal të bashkësisë izraelito-shqiptare për ngritjen në Vlorë të Muzeut të Historisë Hebraike.

“Shumë i lumtur nga takimi i ngrohtë dhe i përzemërt në Jeruzalem me përfaqësues të bashkësisë izraelito-shqiptare, që jetojnë dhe punojnë prej dekadash në Izrael.
I falenderova për kontributin e tyre të shkëlqyer për forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe popujve tanë. ????”, shkruan Presidenti Meta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Shqipëria rrezikon kapjen totale të shtetit!”

‘Kushtetuesja’/ Meta publikon letrën drejtuar “Venecias”